Bota

Mbylli takimin me Putin! Biden lë vilën, momentin kur hipën në “Limuzinën” presidenciale, shenja që bën kundrejt gaze

16 Qershor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Mbylli takimin me Putin! Biden lë vilën, momentin kur hipën

GJENEVË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka lënë vilën Grange në Gjenevë, ku qëdroi i mbyllur për tre orë e 38 minuta. Mediat ruse kanë publikuar video ku shihet se Biden nxiton për të hipur në limuzinën presidenciale.

Por, para se të hipë aty, ai u drejtohet gazetarëve me gishtin e madh të dorës, duke bërë shenjën “OK’. Fjalët që thotë Biden nuk dëgjohen.

Biden dhe Putin kanë përfunduar takimin e tyre të parë pas më shumë se tre orësh. Takimi u mbyll më herët se ç’ishte planifikuar. Pritet që të dy të dalin në konferenca të veçata për shtyp për të zbardhur detaje nga takimi.

LAJM KRYESOR:Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

 (f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden takimi biden-putin vladimir putin joe biden takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll