Bota

ÇFARË NDODHI? Shtëpia e Bardhë: Mbyllet takimi Putin-Biden, zgjati shumë më pak se ç’ishte planifikuar

16 Qershor 2021, 15:30 Nga DOSJA
ÇFARË NDODHI? Shtëpia e Bardhë: Mbyllet takimi

GJENEVË– Raundi i dytë i takimit mes dy liderëve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Bide dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka përfunduar. Pas 65 minutave bisedime, dy liderët janë ngritur nga tavolina ku u ulën ditën e sotme në vilën në Gjenevë me pamje nga liqeni.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për mediat ndërkombëtare se takimi është mbyllur shumë më herët se ç’ishte planifikuar, për arsye që ende nuk dihen. Në total, takimi ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë, nga pesë që ishte planifikuar të zgjaste.

Gjithsesi, Biden dhe Putin do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp, ku pritet të pyeten në lidhje me pikat e diskutuara me këtë takim. 

LAJM I FUNDIT/Mbyllet takimi Putin-Biden, zgjati shumë më pak se ç’ishte planifikuar, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll