Bota

Rikthehen ambasadorët respektivë! Putin flet pas takimit me Biden: U kuptuam, do nisim bisedimet për sigurinë kibernetike

16 Qershor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Rikthehen ambasadorët respektivë! Putin flet pas takimit me Biden: U

GJENEVË– Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti rus i tha medias se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike. Ambasadori rus në SHBA-së, Anatoly Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, kishin qenë në vendet e tyre për muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura midis dy kombeve.

Sipas Guardian, presidenti rus këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt “mjaft konstruktive”, me të dy palët që treguan një “gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin”.

Putini shtoi se ai dhe Biden ranë dakord për të “filluar negociatat” për sigurinë kibernetike. Shtëpia e Bardhë kishte treguar që Biden do të ngrinte çështjen e sulmeve kibernetike të kohëve të fundit kundër korporatave të mëdha gjatë takimit të tij me Putin.

Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme” për të dy vendet, tha ai, duke treguar një sulm të fundit ndaj një sistemi tubacioni amerikan të naftës në Teksas dhe një sulm ndaj një sistemi shëndetësor në Rusi.

Putin gjithashtu pranoi se kishte disa çështje për të cilat ata nuk ranë dakord por nuk specifikoi se për cilat tematika bëhej fjalë.

Ka disa çështje për të cilat nuk kemi rënë dakord. Ramë dakord që ambasadorët të kthehen në poste. Nuk ka patur armiqësi por kemi diferencë pozicionesh.”, tha Putin.

 Putin dhe Biden nënshkruajnë deklaratë të përbashkët mbi stabilitetin strategjik.

Putini u irritua dukshëm nga një pyetje në lidhje me trajtimin e tij ndaj kundërshtarëve politikë. Putin u përgjigj duke përmendur trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së dhe tha se Rusia nuk e dëshiron atë lloj “kaosi” brenda kufijve të saj.

Njerëzit ngritën krye dhe hynë në Kongres me kërkesa politike.Ata u kërcënuan me burgim për 20-25 vjet … Mbi çfarë bazash, ne nuk e dimë gjithmonë. Ne simpatizojmë atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara por nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë në Rusi.”-tha ai.

Një tjetër temë diskutimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden ishte ajo mbi Ukrainën.

Unë nuk mendoj se ka diçka për të diskutuar atje,”-tha Putin për sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.


Lajmi kryesor/ Tre orë e gjysmë bisedime! Putin takohet me Biden në Gjenevë, presidentët do të diskutojnë për Covid-19 dhe Ukrainën, problemet e tjera ‘për ëmbëlsirë’ (AXHENDA)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota takimi biden-putin vladimir putin takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll