Bota

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev niset nesër për vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me Radev dhe Janev

16 Qershor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev niset nesër për vizitë zyrtare

MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë.

Zaev deklaroi se për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk bisedohet me Sofjen zyrtare. Sipas tij kjo nuk është në tavolinën e bisedimeve por do të bisedohet për propozimin e Portugalisë.

Për identitetin maqedonas dhe për gjuhën maqedonase nuk bisedojmë. Bisedojmë për propozimin portugez i cili erdhi nga Portugalia si kryesuese e Këshillit të BE-së. Në bullgari për momentin nuk ka parlament dhe as qeveri politike, por fatmirësisht ka vullnet për bisedime, ne do ta shfrytëzojmë atë vullnet për bisedime nga ana e Qeverisë bullgare dhe do ta realizojmë nesër vizitën në Bullgari ku do të takohemi me lidershipin e më shumë partive politike, do të takohemi edhe me kryeministrin, me presidentin e shtetit dhe me gjithë bartësit e funksioneve përgjegjëse. Kemi vërtet propozim kualitativ nga kryesia e Portugalisë, propozim me kualitet për ne dhe Bullgarinë, është në dobi të të dyja vendeve”, deklaroi Zaev.

Zaev dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takime pune me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, me kryeministrin e Bullgarisë Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive politike në Republikën e Bullgarisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be rumen radev stefan janev zoran zaev integrimi i maqedonise ne be rumen radev stefan janev zoran zaev

Sondazh

Poll