Bota

BE vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë: Ulja e avionit Ryanair ishte një pirateri ajrore

16 Qershor 2021, 14:41 Nga DOSJA
BE vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë: Ulja e avionit Ryanair

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ra dakord për sanksione shtesë ndaj Bjellorusisë të mërkurën në përgjigje të uljes me forcë të një avioni Ryanair. Reuters raporton se sanksionet synojnë shtatë individë me lidhje me sektorin e aviacionit të Bjellorusisë.

BE-ja po e ndëshkon Bjellorusinë për shkak se avioni Ryanair u detyrua të ulej në Minsk më 23 maj dhe një gazetar bashkë me aktivistin e opozitës Roman Protasevich u arrestuan nga autoritetet Bjelloruse. Qeveritë e BE-së e përshkruan incidentin si pirateri ajrore dhe në fillim të qershorit, ndaluan linjat ajrore Bjelloruse të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian.

Si rrjedhojë 7 individë janë sanksionuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në incidentin e ndodhur ndërsa 71 individë janë shënjestruar për shtypjen ndaj opozitës. Sanksionet pritet të miratohen zyrtarisht të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota avioni ryanair be roman protasevich sanksione ndaj bjellorusisë avioni ryanair be roman protasevich sanksione ndaj bjellorusisë

Sondazh

Poll