Aktualitet

Shembja e Teatrit në Kushtetuese, Dervishaj: Mungonte 60% e dokumenteve të kërkuar

15 Qershor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit në Kushtetuese, Dervishaj: Mungonte 60% e dokumenteve

TIRANË– Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të seancën për shembjen e Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Para mediave, ai ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.


Pas administrimit të provave shtesë që solli këshilli i ministrave, ne u njohëm më në fund me kopjen e aktit që ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim i këshillit bashkiak, i datës 14 Maj, i orëve të vonave. Pasi pamë vendimin, kërkuam shtimin e objektit, për deklarimin antikushtues të këtij vendimi, dhe kërkuam pezullimin për ndërtimin e godinave bashkëkohore me kulla mbrapa (diskutohet nesër), derisa gjykimi të mbarojë. Mungonte 60% e dokumenteve të kërkuar që nga kontrata e blerjes së truallit. Procesi i konsultimit për ligjin special, e shumë e shumë dokumente të tjera. U pranua kërkesa për shtimin e objektit,”-tha Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Shembja e Teatrit shqyrtohet nesër! ‘Kushtetuesja’ pranon kërkesën e Presidencës për zgjerim të provave, problem me qeverinë: S’keni sjellë dokumentat. Dervishaj: Na mungojnë 60% e provave të kërkuara

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar teatrit kombetar ne kushtetuese bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar teatrit kombetar ne kushtetuese

Sondazh

Poll