Aktualitet

Furgona pa logo dhe xhama të zinj! RENEA hyn derë më derë në Elbasan, shoqëron 15 persona, akoma s’kap Talo Çelën

15 Qershor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Furgona pa logo dhe xhama të zinj! RENEA hyn derë më derë

ELBASAN– Dje, forcat speciale të RENEA-s u shpërndanë në 5 qytete të Shqipërisë për të zënë në befasi persona të shumëkërkuar që ende nuk janë prangosur. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije, se efektivët e RENEA-s dje kanë hyrë në 25 banesa të kontrolluara dhe ka shoqëruar 15 persona.

Për të shmangur dekonspirimet apo ndonjë rrjedhje informacioni nga “ushtarët” e personazhëve të rrezikshëm, efektivët lëvizën me dy furgonë pa logon e policisë dhe me xhama të zinj. Edhe kësaj here janë rrotulluar pranë zonës së Bradasheshit por Talo Çela u ka shpëtuar sërish. 

Ndonëse “peshkimi” në Elbasan nuk ka shkuar aq mirë sa pritej, në qytetet e tjera ka ndodhur e kundërta. Në Vlorë u kap Edison Begaj, ndërsa aksioni u shti edhe në Vlorë, Durrës e Lushnje. Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me operacionit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne elbasan talo çela operacion ne elbasan talo çela

Sondazh

Poll