Aktualitet

Shembja e Teatrit shqyrtohet nesër! ‘Kushtetuesja’ pranon kërkesën e Presidencës për zgjerim të provave, problem me qe

15 Qershor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit shqyrtohet nesër! ‘Kushtetuesja’ pranon

TIRANË– Shtyhet nesër për në orën 10:00 seanca për shqyrtimin e çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku si provë është marrë vendimi i Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit. Shkak është bërë mungesa e depozitimit të materialeve të plota nga të dyja palët, kështu që trupa gjykuese ka vendosur zgjerimin e objektit të hetimit.

Kërkesa u parashtrua nga pala paditëse, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili përveç kërkoi edhe njëherë që vendimi të shpallet anti-Kushtetues dhe pezullimin e veprimeve për të ndërtuar godinën e re të Teatrit.

“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve,”- kanë thënë gjykatësit duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e bëra. Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës,”- tha Dervishaj, ndërsa jashtë seancës tha se nuk kishin marrë as 40 % të provave të kërkuara nga institucionet, ndaj edhe Gjykata u pranoi kërkesën për shtimin e objektit. 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar teatrit kombetar ne kushtetuese bledar dervishaj shembja e teatrit kombëtar teatrit kombetar ne kushtetuese

Sondazh

Poll