Aktualitet

Pranga për trafikimin e 20 kg kokainë nga Brazili, SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Bledar Seferit, në “listë” fa

15 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Pranga për trafikimin e 20 kg kokainë nga Brazili, SPAK kërkon

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si SPAK, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit. Ky i fundit, akuzohet se është pjesë e një grupi që merrej me trafikun e drogës. Për shkak se dyshohet që pasuria është vendosur nga burime të jashtëligjshme, SPAK kërkon konfiskimin e një fabrike; trulle dhe ullishte; disa makina dhe dy llogari bankare me respektivisht  3.103.244 lek dhe 21.022 euro gjendje.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror Nr.1/2020, në ngarkim të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre. Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë: 1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv. 2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k. 3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë. 4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014; 6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001; 7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014; 8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012; 9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek. 10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

ledar Seferi (Hakorja), ka lindur ne Brezhdan të Dibrës, është arrestuar në vitin 2010 për trafik ndërkombëtar droge, sebashku me Arbri Gogën, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë. Droga vinte nga Brazili dhe në aksionin e finalizuar nga policia italiane janë konfiskuar 26 kilogram kokanë dhe për këtë u vendosën në pranga 26 persona, mes të cilëve dhe Bledar Seferi (Hakorja).

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar hakorja bledar seferi spak bledar hakorja bledar seferi spak

Sondazh

Poll