Aktualitet

U vra dhe u hodh në rezervuar, Fridman Xhaferraj qëndoi për 4 ditë me autorët, dyshohet se u torturua!

15 Qershor 2021, 08:21 Nga DOSJA
U vra dhe u hodh në rezervuar, Fridman Xhaferraj qëndoi për 4

KORÇË- Dy ditë nga gjetja e  trupit të pajetë të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, detaje të reja janë zbuluar në lidhje me veprimet para se ai të dhunohej dhe vritej.  Burime për Dosja.al thanë se nga hetimi i deritanishëm, ka rezultuar, se Xhaferraj, edhe pse në arrest shtëpie ka dalë vetë nga shtëpia e tij në Lushnje.

Ai është larguar me Lulzim Spahinë, personin kryesor që akuzohet si autor i vrasjes dhe personin tjetër që i shoqëronte dhe ka shkuar në Korçë.  Të njëjtat burime sqarojnë se viktima është nisur nga Elbasani dhe ka qëndruar në një hotel në Korçë për tri netë, 25, 26 dhe 27 maj. 

Si u zbulua vrasja?

Ditën e diel, trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar. Përfundimi i autopsisë pritet të zbulojë shkakun real të vdekjes së të riu, ndërsa në burg është Lulzim Spahija dhe një person i tretë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferraj lulzim spahija fridman xhaferraj lulzim spahija

Sondazh

Poll