Aktualitet

VIDEOJA që s’u pa! Edison Begaj i shtrirë përtokë, të nxira nga pas këmbëve, akoma pa iu shëruar plagët…del në lok

15 Qershor 2021, 08:06 Nga DOSJA
VIDEOJA që s’u pa! Edison Begaj i shtrirë përtokë,

VLORË– Pamje të reja nga arrestimi i Edison Begajt, janë publikuar ditën e sotme. Në videon e postuar, shihet që Begaj është i shtrirë në tokë, me pranga në duar. Ai ende shihet që në trup ka shenja që i kanë mbetur pas plagosjes që iu bë javë më parë. Në çantë, Begaj kishte dhe armë e cila ishte e fshehur pas sendeve të tjera.

Policia, në njoftimin zyrtar thekson se RENEA Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI:

Kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë.Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Vihet në pranga 41-vjeçari, poseduesi i armës.Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Begaj ra pre e një atentati mbrëmjen e 29 majit. Një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij.Sapo Begajt zbriti nga mjeti u përball me plumbat, skenë që u pa dhe nga fëmijët e tij. Për autorët e atentatit nuk dihet ende asgjë, dhe deri më tani është gjetur vetëm makina e djegur. Shkaqet mendohet të kenë qenë pazaret e drogës.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edison begaj arrestohet edison begaj

Sondazh

Poll