Aktualitet

Heronj pa pelerina! “Shqiponjat” thyejnë me forcë derën e shtëpisë që po digjej, të moshuarën e nxjerrin në krahë

15 Qershor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Heronj pa pelerina! “Shqiponjat” thyejnë me forcë

TIRANË– Efektivët e repartit “Shqiponja” të Tiranës kanë shpëtuar një të moshuar, e cila ndodhej brenda apartamentit të saj ku edhe kishin shpërthyer flakët. Në pamjet e publikuara nga Newsbomb.al bëjnë me dije se e moshuara ishte asfiksuar brenda në shtëpi, dhe dera kryesore ishte e mbyllur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku efektivët janë detyruar të thyejnë me forcë derën e banesës. Mësohet se e moshuara është gjetur pa ndjenja brenda banesës por ende në jetë. Kështu që 75-vjeçarja është marrë në krahë për 5 kate nga efektivët, të cilët e kanë dërguar në spital.

Por nuk mbaron këtu, pasi në momentin që e moshuara futet në ambulancë, një efekiv vrapon për të shkuar tek motori i tij, për të hapur rrugën. Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, 75 vjeçarja ka mundur të jetojë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet e moshuara shpetohet nga policia policia e shtetit e moshuara shpetohet nga policia policia e shtetit

Sondazh

Poll