Aktualitet

Provimi i fundit për maturantët! 34 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje, nën masa strikte anti-Covid

15 Qershor 2021, 07:32 Nga DOSJA
Provimi i fundit për maturantët! 34 mijë nxënës

TIRANË– Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për Lëndët me Zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Edhe këtë vit maturantët zbatuan rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi. Në një klase kishte 10-15 maturantë. Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Në provimet e mëparshme të zhvilluara nga maturantët u bënë publike në rrjetet sociale tezat e matematikës dhe letërsisë. Provimi i matematikës, shkaktoi dhe protesta nga maturantët, pasi u vu re se teza ishte më e vështirë nga sa ishte menduar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e matures 2021 provimet e matures 2021

Sondazh

Poll