Aktualitet

E TRISHTË! Bie shtylla elektrike në Roskovec, tensioni i lartë i merr jetën dy elektriçistëve (EMRAT)

15 Qershor 2021, 09:21 Nga DOSJA
E TRISHTË! Bie shtylla elektrike në Roskovec, tensioni i lartë i

ROSKOVEC– Dy elektriçistë kanë humbur jetën ditën e sotme në Roskovec. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa dy punonjësit ishin në shtyllë duke punuar. Tensioni i lartë u mori jetën Gjergji Dukës, 50-vjeç dhe Bashkim Silasit, 64-vjeç.

Dy punëtorët morën dëmtime të shumta nga rrëzimi i shtyllës dhe nuk mundën që të mbijetonin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim silasi gjergju duka nderrojne jete elektricistet bashkim silasi gjergju duka nderrojne jete elektricistet

Sondazh

Poll