Sport

Frank De Bur: “Eshtë një fillim i shkëlqyeshëm, e meritonim fitoren”

14 Qershor 2021, 05:04 Nga DOSJA
Frank De Bur: “Eshtë një fillim i shkëlqyeshëm, e

HOLANDE – Trajneri i Holandës, Frank De Bur, u shpreh tepër i lumtur për fitoren e arritur ndaj Ukrainës me rezultatin 3-2. Në prononcimin pas ndeshjes së zhvilluar në Amsterdam, në deklaratën e dhënë për “Sky Sport”, ndër të tjera u shpreh:

“Ishte një ndeshje e mirë, një fitore e vështirë. Kur je në avantazh të dyfishtë dhe 10 minuta nga fundi barazohet rezultati, madje u duk se edhe mund të humbasim. Por ne kishim forcën për ta fituar këtë ndeshje, u përpoqëm të dominonim dhe e meritonim fitoren, pasi krijuam më shumë sesa kundërshtarët tanë.

Shpresojmë të korrigjojmë gabimet, por është një fillim i shkëlqyeshëm, të jep një vrull të mirë për turneun. Pas miqësoreve, pashë një ekip të përqendruar dhe me shpirtin e duhur. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme edhe për mua. Ishte ndeshja ime e parë si trajner në një turne kaq të rëndësishëm.  Të gjithë e dëshironim fitoren dhe është pozitive edhe për mua. Kritikat? Unë do të marr me qira një aeroplan dhe do të flas për 3-5-2 ose 5-3-2. Gjithashtu do të flas edhe për portierin, i cili është shumë i rëndësishëm”, përfundoi De Bur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport frank de bur holanda sky sport ukraina frank de bur holanda sky sport ukraina

Sondazh

Poll