Politike

‘’Shqipëria 2030’’/ Gjonaj: ‘Gërdeci’ dhe ’21 janari’ janë rikthyer, me sistemin e ri do u shkohet deri në f

12 Qershor 2021, 21:20 Nga DOSJA
‘’Shqipëria 2030’’/ Gjonaj:

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për vizionin ‘’Shqipëria 2030’’, ku edhe ka përmendur dy dosje të rëndësishme si ‘’Gërdeci’’ dhe ‘’21 janari’’. Në fjalën e saj në Kongresin e PS, Gjonaj garantoi se drejtësia e vjetër po shembet, dhe po krijohet drejtësia e re rezultatet e para të së cilës janë të prekshme.

Po shembim drejtësinë e vjetër, dhe po ngremë drejtësinë e re, barazi para ligjit, shpresë dhe besim për qytetarët. Reforma në Drejtësi është realitet. Të gjithë e vlerësojnë pavarësinë reale që i kemi dhënë drejtësisë së re, pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë. Mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, për ti bërë funksionale e efiçiente. Arritjet e para kanë filluar të jenë të prekshme. Lajmet te periudhës së fundit janë inkurajuese, tregojnë se drejtësia vonon, por nuk harron. Çështje të harruara si Gërdeci, 21 janari, janë rikthyer dhe do u çohet deri në fund.  Do të eleminojë korrupsionin e sporteleve dhe procedurave burokratike. Po punojmë për ta çuar në nivel të ri platformën e bashkëqeverisjes. Çdo punonjës shteti të jetë në marrëdhënie detyruese për të kthyer përgjigje e dhënë shërbimin qytetarit. Do ta çojmë deri në fund, dhe gjatë kësaj dekade do të mbyllim çdo çështje që lidhet me titujt e pronësisë, duke mbyllur problemin e pronave,’’- tha Gjonaj.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike etilda gjonaj kongresi i ps 2021 etilda gjonaj kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll