Politike

Hodhi votën “pro” për ta shkarkuar! Gramoz Ruçi e përshëndet nga Kongresi: Ilir Meta, një nga miqtë e mi të

12 Qershor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Hodhi votën “pro” për ta shkarkuar! Gramoz Ruçi e

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, 3 ditë më parë votoi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Por sot në 30-vjetorin e Partisë Socailiste, e ka përshëndetur presidentin Ilir Meta, si një nga të rinjtë e parë që trokitën në derën e partisë.

Gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së pasi dha dorëheqjen Gramoz Ruçi përshëndeti katër të rinjtë e parë që trokitën në derën e PS-së, mes tyre dhe Metën.

“Do të përshëndesja miqtë e mi të parët të rinj, 4 të rinjtë që trokitën në derën e partisë socialiste Ilir Zelon, Ndre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën,“- tha Gramoz Ruçi.

Para tre ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci ps gramoz ruci ps

Sondazh

Poll