Politike

Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mbu

12 Qershor 2021, 05:45 Nga DOSJA
Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë

TIRANË– Një ikën, një tjetër i zë vendin! 30-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste i ka mbledhur të gjithë bashkë në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Para socialistëve, kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi tërheqjen e tij nga politika aktive dhe çdo rol drejtues i Partisë Socialiste, ndërsa teserën në vend të tij e ka marrë e bija e të ndjerit Bashkim Fino, Megi.

Por ndryshe nga fjalimet plot emocione të të sipërpërmendurëve, Rama paralajmëroi fortunë në administratë. Duke i cilësuar nëpunësit si “injorantë e arrogantë”, kreu i qeverisë u shpreh se ishte gati të sakrifikonte mandatin e katërt (nëse varej prej tyre) për të spastruar zyrtat e shtetit. Duke i parë të gjithë, ai kërkoi nga socialistët që të mos pranojnë ndërhyrjen për të siguruar vende pune, ndërsa edhe për ta e pati një paralajmërim. Numri një i maxhorancën e cilësoi PS si partinë garante të reformës në Drejtësi, duke paralajmruar se nëse ndonjë nga tijët do të kishte probleme, nuk do të merrte mbrojtje nga ai apo strukturat.

Si shembull, se e kishte seriozisht deklaratën kujtoi rastet e shkuara që shkaktuan trazira në PS. Po ashtu, në vjeshtë, Rama paralamëroi edhe takime me qytetarët, të cilëve tha se do t’u merrte mendim me shkrim “po ose jo” për çështje të rëndësishme. Nismë që e ‘pagëzoi’ me emrin “Këshillimi Kombëtar”. Po ashtu theksoi se do të bëhet një fushatë 1-vjeçare për anëtarësimin e emrave të rinj në parti.

Sigurisht që në retorikën politike, nuk mungoi as krahasimi me kundërshtarët. Për herë të parë kryesocialisti komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa edhe njëherë ofroi bashkëpunim me PD, por pa ia bërë thirrjen Lulzim Bashës kësaj herë. Si për të ruajtur “distancën” nga zgjedhjet që do të zhvillohen nesër brenda PD. 

Në këtë ditë të rëndësishme, që festohet dhe 30-vjetori i kësaj force politike, nuk mungoi Fatos Nano, një nga figurat simbol të socialistëve i cili ishte i bindur se me Edin dhe bekimin e Zotit, socialistët do arrinin shumë, teksa pati edhe një urim për ta “Qëllofshi gjithmonë në shenjë”. Për 30-vjetor u bënë bashkë edhe të larguar të tjerë. Ruçi falenderoi për kontributin e tij, edhe pse pak ditë më parë e shkakruan, presidentin Ilir Meta. Ndërsa dy nga kritikët më të ashpër të Ramës, Arta Dade dhe Ditmir Bushati ndoqën nga stadiumi gjithë organizimin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci terhiqet nga politika kongresi i ps 2021 edi rama gramoz ruci terhiqet nga politika kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll