Politike

Manastirliu në Kongresin e PS: Shqipëria dhe Islanda, nivelin më të ulët të infektimeve në Europë

12 Qershor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Manastirliu në Kongresin e PS: Shqipëria dhe Islanda, nivelin më

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në 30 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, ka bërë me dije objektivat madhore të programit të mandatit të tretë për ngritjen në një tjetër nivel të sektorit shëndetësor. Manastirliu foli gjithashtu për vështirësitë e pandemisë COVID-19 dhe për investimet e bëra në shëndetësi, duke thënë se në vitin 2025 infrastruktura e të gjithë qendrave të shëndetësisë dhe ambulancave do të jetë e përfunduar në çdo cep të Shqipërisë.

Duke u shprehur se harta e të dhënave të infektueshmërisë për kontinentin tregon se Islanda dhe Shqipëria janë prej disa javësh me nivelin më të ulët të infektimeve, Manastirliu tha se vaksinimi antiCOVID do të vijojë, derisa qytetari i fundit të vaksinohet.

“Ka ardhur momenti ta ngrejmë në një nivel të ri shërbimin ndaj pacientit me zbatimin e autonomise spitalore. Fillojmë me Spitalin Memorial të Fier dhe më pas e eksportojmë këtë model kudo në Shqipëri. Brenda 2025, do të krijojmë katër Polet Spitalore që do të bëhen Qendra të referencës diagnostikuese dhe trajtuese në katër rajonet e vendit. Do të ngremë 10 qendra model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio-shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë, dhe kujdesin paliativ brenda vitit 2024. Pandemia na vuri në provë të vështirë. Por nuk na gjunjëzoi! Iu përgjigjëm me profesionalizmin e stafeve tona mjekësore, dhe me solidaritetin e qytetarëve të mrekullueshëm të këtij vendi. Ia dolëm sepse i sëmuri i madh që ishte sistemi shëndetësor në vitin 2013, pas një terapie të fortë dhe të pandalur 8-vjeçare, tashmë ishte ngritur në këmbë,”-tha Manastirliu.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kongresi i ps 2021 ogerta manastirliu kongresi i ps 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll