Politike

5 shtyllat, ministri Ahmetaj ‘hap thesin’: 150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash

12 Qershor 2021, 21:08 Nga DOSJA
5 shtyllat, ministri Ahmetaj ‘hap thesin’: 150 mijë vende

TIRANË- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka bërë me dije programin për ngritjen e ekomonisë me në qendër familje. Në planin e përqëndruar në 5 shtylla kryesore, Ahmetaj ka theksuar se do të hapen më shumë se 150 mijë vende të reja pune, kurse shtoi se pagat deri 40 mijë lekë do të jenë të pataksuara. Ahmetaj tha se programi i ri do të fillojë nga viti 2022, duke theksuar rritjen e pensioneve dhe bonusin e çerdheve.

” Mandati i tretë i përket familjes shqiptare me një paketë për të ndihmuar familjet në nevojë. Vizioni ynë mbështetet në 5 shtylla kryesore : Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia të cilën e mundëm. Mirëqenie për të gjithë, rritje ekonomike me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme. Modernizimi për zhvillim, turizmi, teknologjia dhe shërbimet. Investimi te familja, fëmijët, themeli ku qëndron e ardhmja. Shqipëri e fortë me një shoqëri të drejtë,”- tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj kongresi i ps 2021 arben ahmetaj kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll