Politike

‘Një fill i hollë na ndan nga turpi ose lavdia’/ Rama mesazh PD, se përmend Bashën në asnjë moment: Jemi gati për bas

12 Qershor 2021, 17:44 Nga DOSJA
‘Një fill i hollë na ndan nga turpi ose lavdia’/ Rama

TIRANË– Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunim me Partinë Demokratike. Por kësaj herë nuk e ka përmendur me emër kryedemokratin Lulzim Basha. Rama ka kërkuar nga tijët që të mos përfshihen në debate dhe përplasje me demokratët por të fokusohen tek puna. 

Me PD do të debatojmë sa të mundemi dhe kur të mundemi për politikat që i duhen vendit. Atë tjëtrën do ta mbajmë në distancë higjenike. Ka plot që mund ta ushtrojnë atë lloj politike. Ne kemi kaq shumë sfida dhe kemi marrë përsipër një gjë kaq të madhe, sa një vije e hollë na ndan nga lavdia dhe turpi. Opozitën nuk e zgjedhim vetë, e zgjedh populli. Ne e kemi të shtrirë dorën e bashkëpunimit sepse hallet nuk janë të ndarë të majta apo të djathta,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E PLOTË

Shqipëria nuk ka kohë as për sherr dhe shamata. Kohën duhet ta shpenzojmë që të kthejmë borxhin e madh të mandatit të tretë, është shumë e rrallë. Nuk është si kupa e kampionëve dhe as si ajo e botës. Kur fitohen zgjedhjet vetëm more të drejtën që të shërbesh dhe thjesht t’u dha mundësia. Me PD do të debatojmë sa të mundemi dhe kur të mundemi për politikat që i duhen vendit. Atë tjëtrën do ta mbajmë në distancë higjenike. Ka plot që mund ta ushtrojnë atë lloj politike. Ne kemi kaq shumë sfida dhe kemi marrë përsipër një gjë kaq të madhe, sa një vije e hollë na ndan nga lavdia dhe turpi. Opozitën nuk e zgjedhim vetë, e zgjedh populli. Ne e kemi të shtrirë dorën e bashkëpunimit sepse hallet nuk janë të ndarë të majta apo të djathta. Janë njerëzore. Duke jetuar të ndarë kemi harruar njerëzoren dhe shqiptaren. Së bashku me ata që organizojnë cirqe keni infektuar tërë dynjanë. Mbi të gjitha keni dhënë në sytë e çdo fëmije shembullin më të keq duke bërë ato gjëra që në shtëpi i thotë fëmijës kjo nuk bëhet. Prandaj njerëzit nuk kanë faj që politikanët iu duken si hajdutë dhe hajvanë. Le ta bëjmë këtë vend shtet të denjë europianë që të ndjehemi mirë nesër para fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. Kjo është sfida dhe kjo është PS për mandatin e tretë.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2021 edi rama kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll