Politike

Mandati i tretë/ Ministrja Kushi në fokus arsimin e lartë: 10 mln euro në vit për universitetet, anglishtja që në klasë

12 Qershor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Mandati i tretë/ Ministrja Kushi në fokus arsimin e lartë: 10 mln

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në Kongresin e Partisë Socialiste ka folur për objektivat në fushën e arsimit. Në fjalën e saj, Kushi ka theksuar se në fokus të veçantë do të jetë arsimi i lartë.

Në këtë kuadër, Kushi shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur me 10 milion euro në vit hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre të BE, tërësisht në gjuhën angleze.

“Ne do të punojmë intensivisht dhe do të bashkëpunojmë ngushtësisht me universitetet tona për të sjellë këtu përvojat më të mira evropiane. Ne duam të ngremë struktura ekselence evropiane që mund të jenë edhe programe studimi të përbashkëta, por mund të jenë edhe departamente, fakultete apo edhe universitet si i tërë, për t’i dhënë mundësinë të gjithë atyre që duan të bëhen inxhinierë të aftë, mjekë të dalluar, informaticienë profesionistë që të marrin diploma me vlerë, njësoj si në universitetet më të mira të BE,“-tha Kushi gjatë fjalimit.

Sa i përket arsimit parauniversitar Kushi ka theksuar disa pikave që do të jenë në fokus të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm si  nisja e gjuhës angleze që në klasë të parë shtatorin e ardhshëm, zbatimi i Programit Kombëtar për Programimin dhe artin.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evis kushi kongresi i ps 12 qershor 2021 evis kushi kongresi i ps 12 qershor 2021

Sondazh

Poll