Politike

Nga analiza e 25 prillit tek regjistri digjital, 6 vendimet e miratuara nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së

12 Qershor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Nga analiza e 25 prillit tek regjistri digjital, 6 vendimet e miratuara nga

TIRANË– Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste ka miratuar 6 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare. Tashmë në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Po ashtu një tjetër vendim i marrë është hapja e PS dhe prurjet e reja në Parti.

VENDIMET E MARRA: 

1- Vendim për zhvillimin e analizës së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prill 2021;

2- Vendim për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të riorganizimit;

3- Vendim për zhvillimin e mbledhjes zgjedhore në strukturat vendore të partisë;

4- Vendim për hapjen e partisë dhe pranimet e reja në PS;

5- Vendim për regjistrin digjital të Partisë Socialiste;

6-Kalendari i veprimtarive kryesore politike organizative të partisë.

Balla e mbylli fjalën e tij duke thënë se do të fillojë puna për fitoren në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare të viti 2025, duke zbuluar edhe emrat që do të jenë pjesë e Presidiumin të PS-së.

Përfaqësia e Kongresit propozon që në Presidiumin e Kongresit të jenë:

EDI RAMA

TAULANT BALLA

GRAMOZ RUCI

ARBEN PELLUMBI

Arben Ahmetaj

Bledi Cuci

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Etilda Gjonaj

Evis Kushi

Milva Ekonomi

Bora Muzhaqi

Edona Bilali

Alma Hoxha

Almira Xhembulla

Damian Gjiknuri

Emirjana Sako

Gledian Llatja

Lavdrim Krashi

Kush është dakord?

Ftoj Presidiumin të zenë vendet.

Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës.

Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kongresi i ps 2021 kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll