Politike

E ka me Saimir Tahirin, apo…? Rama lëshon PARALAJMËRIMIN: Flamuri i PS s’do të bëhet mbulesë për asnjë ministër, dep

12 Qershor 2021, 17:24 Nga DOSJA
E ka me Saimir Tahirin, apo…? Rama lëshon PARALAJMËRIMIN:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Partinë Socialiste si garante të Reformës në Drejtësi duke lëshuar edhe një paralajmërim. Në fjalën e tij, Rama tha se PS, ashtu si në të shkuarën, nuk do të ofronte mbrotje për asnjë prej socialistëve që mund të kishte probleme me drejtësinë.

Mandati i tretë përputhet me drejtësinë. Flamuri i PS nuk do të bëhet mbulesë për asnjë ministër, deputet, drejtor, shef, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej tij apo prej saj. E kemi parë që na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë. Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbuar. Reagimi ynë do të jetë edhe më i qartë e i prerë. Ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd. PS është mbështetësja, garantja e refomës në Drejtësi. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër drejtësisë së vjetër është vijë ndarëse, mes PS dhe kujdo brenda nesh që hyn në gjynah me popullin duke abuzuar me detyrën,“-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2021 edi rama kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll