Aktualitet

Vëllai ekzekutoi motrën në Shkodër, shoqja e viktimës: Diana e ndihmonte, i dërgonte 300 euro në muaj

7 Qershor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Vëllai ekzekutoi motrën në Shkodër, shoqja e viktimës:

SHKODËR– Shoqja e Diana Vukës, 58-vjeçares që u ekzekutua nga i vëllai me armë në Shkodër, ka deklaruar se e motra e ndihmontë shumë financiarisht Fabianin.

Në një prononcim për News24, shoqja e Dianës, Rajmonda Sokoli ka treguar se viktima i dërgonte të vëllait 300 euro në muaj për ta ndihmuar, ndërsa ka shtuar se ajo ishte një njeri shumë i mirë.


Diana kishte ardhur me pushime nga Gjermania. Nuk përgjigjej që të premten. Diana i dërgonte vëllait 300 euro në muaj.Më tha ‘të premten mos hajde te shtëpia ime se kam njerëz’”. Diana ka qenë një njeri shumë i mirë dhe e ka ndihmuar të vëllanë, por ai i mori jetën”, deklaroi shoqja e viktimës.

Mbrëmë Diana Vuka u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur. Ai tashmë është vënë në pranga.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diana vuka fabian vuka rajmonda sokoli vellai vret motren ne shkoder diana vuka fabian vuka rajmonda sokoli vellai vret motren ne shkoder

Sondazh

Poll