Aktualitet

Deklaronte gjithmonë e më pak! Kush është menaxheri i karburantit që inskenoi grabitjen, frika e borxheve në lojërat e fa

7 Qershor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Deklaronte gjithmonë e më pak! Kush është menaxheri i

DURRËS– Gert Farruku është 23-vjeçari që është vënë në pranga pasi akuzohet se ka inskenuar grabitjen e ndodhur një ditë më parë në një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës.

Mësohet se pas kësaj grabitjeje fshihej vetë Farruku, i cili kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit. Për të paguar borxhet, Farruku vidhte vazhdimisht kompaninë ku punonte duke deklaruar shumë më të vogla se sa xhiroja e vërtetë dotire dhe duke e çuar biznesin në një krizë.

Bashkë me Farrukun është vënë në pranga edhe Arsid Haxhija, 22 vjeç që rezulton të jetë organizatori i lojërave të fatit ku kishte humbur paratë Farruku.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore. Pasi kanë marrë shumën ditore të karburantit, autorët janë larguar.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arsid haxhija gert farruku grabitja e karburantit ne fllake arsid haxhija gert farruku grabitja e karburantit ne fllake

Sondazh

Poll