Aktualitet

U kap duke ndërtuar pa leje dhe ushtroi dhunë ndaj policisë, bie në pranga 44-vjeçari në Elbasan

7 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
U kap duke ndërtuar pa leje dhe ushtroi dhunë ndaj policisë, bie

ELBASAN– Një 44-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë, pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje në fshatin Bradashesh. Policia bën me dije se se në momentin e ndërhyrjes së policisë bashkiake, 44-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i 44-vjeçarit për ndërtime pa leje vjen në një ditë me aksionin e IMT-së për shembjen e ojekteve përreth zonave bregdetare.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjecari ne elbasan ndertime pa leje ne elbasan arrestohet 44-vjecari ne elbasan ndertime pa leje ne elbasan

Sondazh

Poll