Aktualitet

“Kush ka ndërtuar pa leje, t’i prishë vetë”/ Nga Velipoja në Ksamil! Nis aksioni për shembjen e ndërtesave në vijat

7 Qershor 2021, 06:57 Nga DOSJA
“Kush ka ndërtuar pa leje, t’i prishë vetë”/

VLORË– Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme operacionin për prishjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat janë ndërtuar rreth zonave bregdetare të vendit, duke ‘zaptuar detin’.

Aksioni i IMT nisi me dy prej zonave më turistike në vend, nga Velipoja në veri deri në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.


Në aksionin e nisur në Ksamil, ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Një grua është shfaqur duke debatuar me policinë, teksa mes lotësh i ka thënë: “Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?“, ndërsa efektivi i është përgjigjur: “Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda.”

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IMT Ajet Zyberaj është shprehur i prerë ditën e djeshme në një prononcim për mediat se nuk do të ketë tolerime. “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit“, është shprehur Zyberaj. Nga ana tjetër, zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor.

Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘fshijë’ sot të gjitha objektet pa leje, pasi është paralajmëruar disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Vetëm një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se duke nisur nga e hëna (sot) do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit. Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda javës së kaluar, në të kundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet

Sondazh

Poll