Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet grabitja e karburantit në autostradën Tiranë-Durrës, vihet në pranga menaxheri i kompanisë, inskenoi vjedh

7 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
EMRAT/ Zbardhet grabitja e karburantit në autostradën

DURRËS– Grabitja e ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në Fllakë, ka rezultuar të jetë e inskenuar! Mësohet se në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i karburantit që u grabit. Mësohet se Farruku  kishte humbur shuma të mëdha parash në lojërat e fatit dhe se për të paguar borxhet, vidhte vazhdimisht kompaninë ku punonte.

Ai deklaronte shumë më të vogla se sa xhiroja e vërtetë ditore dhe duke e çuar biznesin në një krizë, por dje i ‘shkrepi’ një tjetër ide në mendje. Për të mbyllur borxhet që kishte tek 22-vjeçari i identifikuar si Arsid Haxhija, i cili merrej me lojërat e fatit, Farruku organizoi grabitjen dhe vodhi xhiron ditore të karburantit.

Por, plani iu zbulua dhe ai u vu në pranga. Bashkë me të është arrestuar edhe Haxhija, 22 vjeç që rezulton të jetë organizatori i lojërave të fatit ku kishte humbur paratë Farruku.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Të armatosur dhe të maskuar, disa persona kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore. Tashmë po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve në grabitje.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres grabitja e karburantit ne fllake durres grabitja e karburantit ne fllake

Sondazh

Poll