Aktualitet

Krim MAKABËR në Shkodër! Vëllai vret të motrën dhe e mban për tre ditë në banesë, sherri nisi për mobiljet e porositu

6 Qershor 2021, 20:59 Nga DOSJA

SHKODËR– Diana Vuka u kthye si ngahera në vendlindjen e saj, por kësaj herE nuk do të shkojë më kurrë në Gjermani! Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “3 dëshmorët” në Shkodër, mbrëmjen e kaluar, pasi vëllai ka vrarë të motrën me armë zjarri. Fabian Vuka, i njohur si një person i alkoolizuar, ka qëlluar për vdekje të motrën dhe e ka mbajtur atë për tre ditë në shtëpinë e tij. Mësohet se sherri mes Fabian Vukës dhe motrës së tij Diana Vuka ka nisur për një porosi që kjo e fundit kishte bërë një një mobileri për orendi të reja shtëpiake.

Viktima kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër dhe kishte bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë e për shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau. Por, i vëllai nuk ka qenë dakort për këtë porosi dhe vetëm pak ditë më parë, më 5 qershor, ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve dhe e ka ofenduar. Më pas sherri mes motër e vëlla ka degraduar duke bërë që Vuka të merrte armën dhe të qëllonte të motrën për vdekje. Pas krimit ai ka marrë sërish kompaninë e mobileje duke u thënë: A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të!

Diana Vuka e cila vra nga vëllai i saj do festonte sot ditëlindjen e saj. Dosja.al ka mësuar se përveç sherrit për mobiljet, motër e vëlla kishin debate dhe për pronësinë e shtëpisë në Shkodër. Viktima jetonte prej vitesh në Gjermani, por pretendonte se kishte pjesë në shtëpinë në Shkodër ku jetonte i vëllai.

 

 

 

 

 

 

 

Në dy ditët në vijim, nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se: Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur! Nga gjendja e tij akush nuk e ka marrë seriozisht, por një ditë më vonë, mikesha e viktimës bashkë me fqinjët kishin nisur të shqetësoheshin. Ata lajmëruan policinë që gjeti trupin e pajet të gruas në banesë dhe vuri në pranga të vëllanë. Ky i fundit u gjet i rrethuar nga shishe të shumta me alkool që i ka konsumuar gjatë kohës që ka pasur trupin e të motrës në banesë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Diana Vukës i rrezikohej jeta. Mësohet se në nëntor të vitit të kaluar Diana Vuka kishte kërkuar ndihmë nga mikesha e saj, të cilën e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se i vëllai kishte në plan ta vrasë. “Eja se ka në plan të më vrasë,”– ka thënë Vuka. Edhe tr evite më parë, Diana Vuka është dhunuar nga i vëllai dhe është dërguar në spital. Ajo ka bërë kallëzim në polici por më pas e ka tërhequr atë. Shoqja e Diana Vukës, Rajmonda Sokoli ka treguar se viktima i dërgonte të vëllait 300 euro në muaj për ta ndihmuar, ndërsa ka shtuar se ajo ishte një njeri shumë i mirë. Tashmë Fabian Vuka është vënë në pranga dhe pritet të përballet me akuzën e rëndë të vrasjes.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diana vuka fabian vuka shkoder vellai vret motren ne shkoder vritet diana vuka diana vuka fabian vuka shkoder vellai vret motren ne shkoder vritet diana vuka

Sondazh

Poll