Aktualitet

Provimet e Maturës, maturantët u testuan sot në Gjuhën Shqipe! Teza e testit publikohet vetëm 30 minuta pas nisjes

7 Qershor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Provimet e Maturës, maturantët u testuan sot në Gjuhën

TIRANËRreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar ditën e sotme e provimit të  dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë . Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 12:30.

Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku është bërë provimi. Edhe në këtë testim të dytë, maturantët kanë zbatuar rregullat anti-covid. Në një klasë ishin  10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit ishte i infektuar me Covid, nuk nuk është futur në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Ashtu si vitet e kaluara teza e provimit është publikuar para se të fillojë provimi. Këtë gjë e ka bërë të ditur sekretri i PD për arsimin, Ndriçim Mehmeti me anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se nuk heqim dorë nga tradita e publikimit dhe shpërndarjes së tezës së provimit para se testi të niste.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Maturantët nuk u lejuan të mbajnë celular dhe çdo rast që është konstatuar me celular është përjashtuar nga provimi. Mbikëqyrja është bërë me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Datat e provimeve te Matures Shteterore 2021:

3 qershor-Gjuha e huaj

7 qershor-Gjuha Shqipe

11 qershor-Matematika

15 qershor-Lënda me zgjedhje

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e matures provimet e matures 2021 provimi i gjuhe-letersise provimet e matures provimet e matures 2021 provimi i gjuhe-letersise

Sondazh

Poll