Aktualitet

Kamerat e hotelit filmuan gjithçka! Zbardhen DETAJE nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, atentatorët e pritën me orë të të

7 Qershor 2021, 06:29 Nga DOSJA
Kamerat e hotelit filmuan gjithçka! Zbardhen DETAJE nga vrasja e

KSAMIL– Kamerat e një hoteli që ndodhet përballë shtëpisë së biznesmenit Gramoz Mema kanë filmuar të gjithë skenën e krimit. Dosja.al ka mësuar se atentatorët kanë qenë katër persona. Me një makinë ata janë vendosur pranë shtëpisë së Memës, të cilin e kanë pritur me orë të tëra që të kthehej.

Sapo Mema është afruar, ka zbritur nga makina e tij, mjeti i atentatorëve ka ecur mbrapsht dhe është afruar pranë biznesmenit. Njëri prej tyre ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar Memën në derën e shtëpisë dhe më pas është larguar. Biznesmeni është pikasur një orë më vonë pasi vrasja u krye me një pistoletë me silenciator duke mos shkaktuar zhurmë. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur, siç ndodh gjithmonë, por nuk përjashtohet mundësia që autorët ta kenë zhdukur në det apo dhe në Butrint. Mema u dërgua në spital, por rrugës humbi jetën.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gramoz mema vritet gramoz mema gramoz mema vritet gramoz mema

Sondazh

Poll