Aktualitet

U vra me shtatë plumba! Flasin fqinjët e biznesmenit Gramoz Mema: Dëgjuam ulërimat e të ëmës, jetonte vetëm me të

7 Qershor 2021, 06:17 Nga DOSJA
U vra me shtatë plumba! Flasin fqinjët e biznesmenit Gramoz Mema:

KSAMIL– Fqinjët e Gramoz Memës kanë treguar se kanë marrë vesh lajmin për vrasjen e tij, pasi kanë dëgjuar ulërimat dhe të bërtiturat e të ëmës. Në një prononcim jashtë kamerave, fqinjët janë shprehur se Mema ishte një person i qetë, nuk ishte martuar dhe jetonte me nënën e tij, mes Ksamilit dhe Tiranës.

“Gramoz Mema nuk ishte i martuar. Jetonte me nënën e tij. E ëma ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja.  Nuk dëgjuam të shtëna, dëgjuam vetëm ulërimat dhe të bërtiturat e nënës së tij. Jetonte me nënën e tij, në Ksamil e Tiranë,”- tregojnë ata ndër të tjera.

Nga ana tjetër është mësuar se Mema është qëlluar me shtatë plumba. Gramoz Mema u vra një natë më parë pranë shtëpisë së tij. Ai u nis për në spital por rrugës ndërroi jetë.

Nuk përjashtohet pista e një konflikti të hershëm që mund të ketë pasur viktima për arsye të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet gramoz mema vritet gramoz mema

Sondazh

Poll