Aktualitet

Atentati në Ksamil! Biznesmeni Gramoz Mema u vra me silenciator, nuk u dëgjua asnjë krismë, PISTA kryesore: Konfliktet për

7 Qershor 2021, 05:57 Nga DOSJA
Atentati në Ksamil! Biznesmeni Gramoz Mema u vra me silenciator, nuk u

KSAMIL– Biznesmeni Gramoz Mema është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator pranë zonës së njohur si lagjia e Tepelenasve” në Ksamil. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë rreth orës 21:45, në Ksamil, por është raportuar më shumë se një orë me vonesë, pasi akush nuk ka dëgjuar të shtëna. Katër persona i zunë pritës Memës, e qëlluan me armë zjarri e më pas u larguan duke e lënë biznesmenin të shtrirë në rrugë.

Me plagë të shumta në trup, Mema është dërguar për në spitalin e Sarandës, por rrugës ka humbur jetën si pasojë e humbjes së gjakut. Vetë fqinjët e Memës kanë rrëfyer se biznesmeni ishte një njeri i qetë dhe nuk njihej si problematic në zonë.

 

Gramoz Mema jetonte me nënën e tij në Ksamil dhe nuk ishte i martuar. Ai ishte me origjinë nga Tepelena, kishte jetuar në Greqi dhe prej disa vitesh ishte kthyer në Shqipëri duke u jetuar në Ksamil e Tiranë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet gramoz mema vritet gramoz mema

Sondazh

Poll