Aktualitet

KRIM në familje në Shkodër! Vëllai ekzekutoi të motrën me pistoletë me silenciator dhe e mbajti tre ditë të vdekur në

7 Qershor 2021, 05:34 Nga DOSJA
KRIM në familje në Shkodër! Vëllai ekzekutoi të

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është tronditur një natë më parë nga një krim i rëndë në familje, pasi Fabian Vuka, 55 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri me silenciator motrën e tij, Diana Vukaj, 58 vjeç dhe prej tre ditësh e mbante kufomën në banesë. Mësohet se alarmin për zhdukjen e gruas e kanë dhënë fqinjët e saj tre ditë më parë dhe rrjedhimisht policia ka nisur kërkimet.

Dhe pikërisht mbrëmë, rreth orës 22:30, gruaja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte Fabian Vuka, e e shtrirë në shtratin e dhomës së gjumit. Në pranga është vënë vëllai i viktimës, i cili është gjetur i rrethuar nga dhjetëra shishe birre, të cilat i konsumonte prej ditësh, pranë motrës së tij të vdekur.

Diana Vuka jetonte prej shumë vitesh në Gjermani dhe në Shqipëri vinte herë pas here për të parë të vëllanë që jetonte në lagjen “3 Dëshmorët” në Shkodër. Fabian Vuka ishte një person i varur nga alkooli dhe paraprakisht është raportuar se motër e vëlla kishin konflikte për këtë arsye.

Nuk dihet edhe nëse para vrasjes, debate ka nisur për të njëjtën çështje. Tashmë Fabian Vuka është vënë në pranga dhe pritet të merret në pyetje. Ndërsa sot, pritet të zbardhen detaje mbi ekspertizën mjeko-ligjore të cilës i është nënshtruar viktima.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diana vuka fabian vuka vellai vret motren ne shkoder diana vuka fabian vuka vellai vret motren ne shkoder

Sondazh

Poll