Politike

MASA EKSTREME SIGURIE? Rama e bën sërish, shfaqet i veshur me xhaketë të trashë në kulmin e verës, lë hapësirë për al

5 Qershor 2021, 20:30 Nga DOSJA
MASA EKSTREME SIGURIE? Rama e bën sërish, shfaqet i veshur me

TIRANË– Po afrohemi në kulmin e sezonit veror dhe temperaturat vijnë drejt rritjes. Kjo bën që qytetarët e zakonshëm të orientohen drejt veshjeve më të freskëta, të shkurtra, por kjo gjë nuk ndodh me kreun e qeverisë. Sot, Rama ishte i pranishëm në një festë ku u bë inagurimi i një resorti luksoz në Golem, investim i një biznesmeni nga Kosova, dhe ajo që ra në sy, ishte pikërisht veshja e tij.

Me një bluzë ngjyrë gri e xhaketë me krahë të xhata që mund të lunate shumë mirë edhe rolin e një palltoje të ngrohtë në një ditë dimri, kryesocialisti dukej sikur stononte në atë panoramën e freskisë së detit.

Në një ditë si e kjo e sotmja kur temperaturat shënuan minumi 22 gradë celsius, Rama dukej sikur do të ‘shkrinte’ nën atë veshje të trashë.

Por përse kjo zgjedhje?

Kreu i qeverisë është bërë shumë herë lajm për veshjen e tij, dhe nuk po flasim për ‘çitjanet’ e tij apo për atletet. Por, për masat ekstreme të sigurisë. Mediat e Kosovës gjatë një vizite që Rama bëri atje në qershor të vitit të kaluar shkruan se kreu i qeverisë shqiptare ishte pajisur me antiplumb, dhe se për këtë arsye, xhaketa e tij ishte aq e madhe dhe mbante atë formë të ngurtë.

Dosja.al ka publikuar edhe më herët një video ku shihet se një prej truprojeve të kryeministrit mban në dorë një çantë antiblumb, e cila hapet dhe është në gjatësinë e trupit për të mbrojtur kryeministrin nga ndonjë sulm i mundshëm.

Të jetë dhe veshja e sotme një kamuflim?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama masat ekstreme te rames edi rama masat ekstreme te rames

Sondazh

Poll