Politike

“Basha e dinte për Berishën”, Jemin Gjana qesh: E çfarë do të bënte? E shumta do t’i thoshte ‘shiko, kam këtë in

5 Qershor 2021, 16:48 Nga DOSJA
“Basha e dinte për Berishën”, Jemin Gjana qesh: E

TIRANË– Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana i është përgjigjur Bujar Nishanit, i cili tha më herët se kryedemokrati aktual, Lulzim Basha e dinte më herët se ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej non-grata nga SHBA-të.

I ftuar në studion e News 24, Gjana qeshi kur u pyet për këtë gjë dhe tha se nëse Basha e ka ditur këtë gjë, atëherë me siguri e ka ditur edhe Berisha. Pastaj shtoi se edhe sikur ta dinte Basha, nuk do të kishte në dorë të bënte diccka, përveccse lajmin t’ia transmetonte vetë Berishës.

“Nëse e ka patur Basha e sigurtë që e ka patur edhe Berisha, për këtë nuk kam pikë dyshimi. Nuk ka asnjë rëndësi nëse e ke patur apo jo. Nëse Basha e ka patur çfarë do të bënte. E shumta do t’i thoshte Berishës se kam këtë informacion se asgjë tjetër nuk mund të bënte. Nuk mendoj se dikush mund të thotë se Basha ka pas informacion dhe po të donte Basha kjo punë nuk bëhej,”- tha Gjana.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana lulzim basha sali berisha shpallet non-grata jemin gjana lulzim basha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll