Politike

“Nuk bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve!” Pse nuk publikohet lista e anëtarësisë së PD-së? Gjana: E provuam një he

5 Qershor 2021, 16:30 Nga DOSJA
“Nuk bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve!”

TIRANË– Jemin Gjana, Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, u ka kthyer përgjigje kandidatëve për kryetar që kanë kërkuar listën e anëtarësisë. I ftuar në News 24, Gjana tha se është një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive.

“Kryesorja është çështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Nuk bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve apo se sat ë gjatë janë. Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik. Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të blikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave,”- tha Gjana.

Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli e kanë akuzuar më herët Lulzim Bashën se ka marrë peng Partinë Demokratike pasi nuk u dorëzon listën e anëtarësisë. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhjet ne pd jemin gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll