Politike

Një javë larg zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana flet për procesin: Sistemi me listat e votimit do hapet vetëm më 13 qershor, p

5 Qershor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Një javë larg zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana flet për

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka folur së fundmi për zgjedhjet që pritet të mbahen në PD më 13 qershor. I ftuar në Neës 24, Gjana tha se janë përmbyllur një sërë problematikash.

Ai shtoi më tej se është miratuar fleta e votimit, numri total dhe i ndarë në degë, i anëtarësisë, 75 mijë e 76 anëtarë të PD që janë në sistem dhe sistemi është i mbyllur dhe do hapet në prani të përfaqësuesve të të gjithë kandidatëve për të shkarkuar listat e votimit në datën e përcaktuar.

“Po i afrohemi javës së fundit, janë përmbyll një sërë problematikash. Një pjesë ka patur të bëjë me axhendën e takimeve të kandidatëve, dhe komisioni është i plotësuar me përfaqësues të 4 kandidatëve. Presim të finalizojmë edhe përbërjen e komisioneve. Në mbledhjet e fundit është miratuar fleta e votimit, numri total dhe i ndarë në degë, i anëtarësisë. 75 mijë e 76 anëtarë të PD që janë në sistem dhe sistemi është i mbyllur dhe do hapet në prani të përfaqësuesve të të gjithë kandidatëve për të shkarkuar listat e votimit në datën e përcaktuar. Janë miratuar mbi bazë të numrit, qendrat e votimit për çdo degë të PD. Janë 5 degë që kanë nga dy qendra votimi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Kamza. Tirana është e ndarë në 15 degë të PD dhe në asnjë prej tyre nuk ka më shumë se 2500 anëtarë,”- tha Gjana.

Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhjet ne pd jemin gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll