Politike

Zgjedhjet në PD, Gjana: Fituesi shpallet në mesnatë, e 50 %+1 të votave të vlefshme, do numërojnë 76 komisione

5 Qershor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, Gjana: Fituesi shpallet në mesnatë, e 50 %+1

TIRANË– Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit që pritet të zhvillohen në Partinë Demokratike do të shpallet pas mesnatës. I ftuar në studion e News 24, Jemin Gjana tha se numërimi do të bëhet në 76 komisione që janë krijuar.

“Pjesëmarrja nuk është kusht, fituesi shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme. Numërimin do ta bëjmë në 76 komisione që janë krijuar, besoj rezultatet e para do të fillojnë të dalin nga mesnata, por do të jenë rezultate të marra në mënyrë telefonike, jo rezultati përfundimtar. Për rezultatin përfundimtar do të presim procesverbalet në të gjitha degët e PD-së. Do të jetë numërim publik, në tavolinë do të jenë tre anëtarët e komisionit që janë përcaktuar nga kryesitë e degëve dhe 4 përfaqësuesit e kandidatëv, me qëllim që procesi të jetë i besueshëm. Pati shumë kandidatura këtë  dhe u përcaktuan 4. Pati një diskutim shumë të gjatë në kryesinë e PD dhe u gjykua të shkohet me 4 kandidatë si asnjëherë tjetër në historikun e PD, e madje në dijeninë time edhe të ndonjë partie tjetër në Shqipëri,”- tha Gjana.

Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemi gjana zgjedhjet ne pd jemi gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll