Politike

Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet, Voltana Ademi del kundër Ramës: Jo vendime arbitrare, dëmtojnë sezon

5 Qershor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet, Voltana

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë kundër akionit të paralajmëruar nga vetë kryeministri Edi Rama për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Vetë Ademi është shprehur se nuk duhen ndërmarrë këto vendime arbitrare që dëmtojnë sezonin turistik.

Përsa i përket plazhit të Velipojës, Ademi ka shtuar më tej se aty nuk ka asnjë ndërtim pa leje dhe nuk është përkeqësuar situata.

“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës,”- thotë Ademi.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi aksion për ndërtimet pa leje në bregdet. Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda kësaj jave, në të lundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama voltana ademi edi rama voltana ademi

Sondazh

Poll