Politike

Berisha u shpall non-grata, Jemin Gjana: Politikani më brilant që njoh, Amerika është vend lobingjesh…

5 Qershor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata, Jemin Gjana: Politikani më brilant që

TIRANË– Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike e ka konsideruar ish-kryeministrin Sali Berisha, një politikan brilant. I ftuar në Neës 24, Gjana u pyet për shpalljen e ish-liderit të PD-së non-grata dhe tha se ka punuar më shumë se dhjetë vite krah tij e shtoi se nuk ka njohur politikan më të pazëvendësueshëm se ai. 

Për Amerikën, Gjana tha se është një vend lobingjesh, ku lobimi është ligjor dhe përmes tyre mundntë merren vendime shumë të rëndësishme.

“Kur vjen puna për këto diskutimet kështu…Berisha është një nga politikanët më brilantë të këtij vendi, nuk e mohon dot askush. Unë bëj pjesë tek ata persona që pretendoj se kam qenë më i afërt me Berishën, kam qenë dy vjet nënkryetar. Katër vite drejtova reformën zgjedhore, katër vjen ministër dhe më pas….nuk e di e llogarisni vetë tani sa vite kam qenë në përditshmëri me Berishën. Në pikëpamje të korrektësisë, unë kam njohur një politikan të pazëvendësueshëm. Nuk flas as për kë e rrethon, as për të tjerët. Kam qenë për çdo ditë me të dhe e njoh për korrekt. I ruaj marrëdhëniet me të. Bëri një zgjedhje që e nxorri nga Bla-bla-ja e politikës dhe e çoi çështjen në duart e drejtësisë, e bëri kauzë. Amerika është një vend i madh dhe demokratik, ka gjëra shumë interesante në Amerikë, dy prej të cilave dua t’i përmend: lejohen lobingje me ligj dhe përmes tyre lejohet marrja e shumë vendimeve, Amerika është vend shumë i madh dhe nuk merr vendime për sot, por për një afat të gjatë,”- tha Gjana.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana sali berisha shpallet non-grata jemin gjana sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll