Politike

Rama i bashkohet Opozitës së Kosovës në Golem! Shkon në festën e përurimit të resortit luksoz dhe bëhet njësh me grumb

5 Qershor 2021, 20:03 Nga DOSJA
Rama i bashkohet Opozitës së Kosovës në Golem! Shkon në

DURRËS– Festës që mblodhi të gjithë Opozitën e Kosovës, i është bashkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama. Në një video të publikuar nga vetë Rama, kreu i qeverisë ka shkelur me të dyja këmbët rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili pas 1 qershorit zbuti masat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë, duke lejuar grumbullimet.

Por, deri në 15 persona, e jo në këtë formë masive që shihet dhe në pamjet e publikuara nga vetë kryeministri. I pyetur se si po ia kalonte në atë festë, Rama vlerësoi investimin e biznesmenit nga Kosova, por shtoi: Unë nuk jam këtu për të bërë reklama, atë bëjeni ju!

Më pas në sfond dëgjohen valle e muzikë tradicionale shqiptare. Kjo festë ku është e pranishme edhe Opozita e Kosovës është raportuar edhe nga vetë mediat atje. Madje, grumbullimet e politikanëve në një kohë pandemie, nuk janë pritur mirë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne feste ne golem edi rama rama ne feste ne golem

Sondazh

Poll