Sport

VIDEO/ Tension, tetë kartona e sherr… Uells-Shqipëri i prodhon të gjitha, përveç fituesit

5 Qershor 2021, 17:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Tension, tetë kartona e sherr… Uells-Shqipëri i prodhon

UELLS-Ka përfunduar miqësorja zhvilluar në Cardiff mes Uellsit dhe Shqipërisë. Një 90 minutësh që përfundoi me shifrat 0-0 edhe pse duhet thënë se dy skuadrat patën mundësi të shënonin. Kuqezinjtë kishin një mundësi shënimi të mirë me sulmuesin Rey Manaj, i cili në minutën e 16-të goditi mbi tra në rastin më të mirë të gjithë ndeshjes.

Ndërkohë vendasit në pjesën e dytë e kërkuan golin me këmbëngulje sidomos në minutën e 73-të kur Gentian Selmani vihet në provë nga Williams. Në këtë miqësore u morën 8 kartona të verdhë, shumë për një përballje pa presion. Sfida u luajt mes tensionit, e kjo u pa kur në minutën e 58-të futbollisti i Uellsit hodhi në tokë Manaj-n e më pas teknikun Reja.

Momenti tjetër ishte në minutën e 82-të të ndeshjes ku pas një faulli që mesfushorit shqiptar Qazim Laçi shpërtheu një sherr masiv ku protagonist u bë kapiteni Amir Abrashi. Ditën e martë, Shqipëria do të luaj testin e rradhës përballë Republikës Çeke.

E.Ç (Dosja.al)

 

E.Ç (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shqiperi uells shqiperi uells

Sondazh

Poll