Sport

“Divorci” Sergio Ramos-Real Madrid i pashmangshëm…

3 Qershor 2021, 10:11 Nga DOSJA
“Divorci” Sergio Ramos-Real Madrid i pashmangshëm…

SPANJE – As rikthimi i Carlo Ancelotti në krye të stolit “los blancos” nuk e ndalon Sergio Ramos të qëndrojë te Real Madrid. Mbrojtësit spanjoll, kapiten i madrilenëve, i përfundon kontrata e tij dhe për momentin nuk ka asnjë shenjë për rinovim.

Gazeta sportive “AS” shprehet, se transferimi falas i 28-vjeçarit David Alaba nga Bayern Munchen, është në fakt një shenjë e qartë e dyerve të mbyllura për Ramos.

Sipas radios “Onda Cero”, një nga arsyet që çoi presidentin Florentino Perez të ndahej me Ramos është fakti, se kapiteni ishte një nga kundërshtarët më të zëshëm kundër të kërkesës së kompanisë për të ulur pagat me 10%, duke pasur parasysh krizën të shkaktuar nga Covid.

Mendohet se shkurtimi i pagave të futbollistëve “los blancos” do ta kishte lejuar Real Madrid të kishte fondet e nevojshme për të filluar sulmin për të përfshirë në radhët e tyre yllin francez Kylian Mbappe të PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelotti david alaba florentino perez real madrid sergio ramos carlo ancelotti david alaba florentino perez real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll