Politike

Sherri për komunizmin, Agron Tufa akuza intitucioneve: S’japin informacione, mbrojnë me arrogancë ish-oficerët e Sigur

23 Maj 2019, 08:32 Nga DOSJA
Sherri për komunizmin, Agron Tufa akuza intitucioneve: S’japin

TIRANË- Drejtori i Insititutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa ka raportuar sot para Kuvendit të Shqipërisë, duke prezantuar raportin vjetor të intitucionit që ai drejton. Tufa ka bërë publike të gjithë veptimtaritë e ISSK, ku ka shtuar se janë botuar disa libra dhe janë bërë dhjetra aktivitete për të njohur periudhën e kominizmit.

Botimi i 11 librave të rinj, me dokumente shkencore. Botimi i vëllimit të kolanës së 7-të të fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”, tha ndër të tjera Tufa. Kreu i këtij isntituti tha se në fokus është zgjerimi i aktiviteteve dhe njohja e të rinjve me të shkuarën.

Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka edhur akuza ndaj institucioneve të shtetit duke thënë se nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe për përputhshmërinë e diplomave që mbajnë postet drejtuese. 

Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin.

Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome. Në mënyrë të ngjashme ka vepruar Gjermania e cila e ka bërë fakt këtë edhe pa ligj lustracioni, duke mos i njohur diplomat e kësaj kategoria dhe praninë e tyre në administratë”, tha Agron Tufa në Parlament.

Ai theksoi se vendi ynë për ish-oficerët e kohës së diktaturës kërkoi të ndiqet shembulli i Gjermanisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa agron tufa dhe spartak braho institutit për krimet e komunizmit krimet e komunizmit seanca plenare 23 maj 2019 sherri per komunizmin agron tufa agron tufa dhe spartak braho institutit për krimet e komunizmit krimet e komunizmit seanca plenare 23 maj 2019 sherri per komunizmin

Sondazh

Poll