Politike

Ftesa e Ramës për dialog, Basha takim me aleatët në selinë e PD

23 Maj 2019, 07:34 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për dialog, Basha takim me aleatët në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me krerët e partive aleate që kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar.

Sipas informacioneve bëhet me dije se takimi është thirrur nga Basha dhe do të diskutohet në lidhje me vijimin e mëtejshëm të aksionit opozitar. Po ashtu ky takim dy ditë para protestës së gjashtë kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të shtunën kanë thirrur sërish qytetarët në një protestë kombëtare, ku sërish do të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kujtojmë se ky takim vjen pas ftesës publike të bërë nga Kryeministri Edi Rama për kreun e opizitës, Lulzim Bashën.

Rama dje pasdite me anë të letre publike, i kërkoi Bashës që të uleshin sëbashku në tryezën e dialogut. Rama tha se pranonte që të bisedonte pa kushte me kreun e opozitës. Ndërkohë që Lulzim Basha gjatë një takimi në Durrës, ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë Pazar me Ramën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aletatet dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha opozita proteston basha mbledh aletatet dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha opozita proteston

Sondazh

Poll