Politike

KQZ-ja nuk pranon dorëheqjen e 2 kandidatëve të BD-së, refuzon listën e këshilltarëve të  AK-së për Tiranën

22 Maj 2019, 21:25 Nga DOSJA
KQZ-ja nuk pranon dorëheqjen e 2 kandidatëve të BD-së,

TIRANË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, ka refuzuar dorëheqjen e kandidatit të Bindjes Demokratike për qytetin e Lezhës, Slavador Kaçajt dhe atij të Kavajës, Bledar Sinella.

“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.

Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.​

Sinella u tërhoq nga kandidatura. Ai u shpreh se nuk kishte firmosur për asnjë regjistrim.

Ndër të tjera në vendimet e KQZ-së është refuzuar edhe lista e emrave për Këshillin e Tiranës, e dërguar nga Aleanca Kuqezi.

“KQZ vendosi refuzimin e listës shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kue Zi, pjesëtare e Koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019′,”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

KQZ-ja nuk ka bërë të ditura arsyet e këtyre vendimeve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar sinella lista e aleances kuqezi mbledhja e kqz salvador kacaj bledar sinella lista e aleances kuqezi mbledhja e kqz salvador kacaj

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 18:04

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...