Politike

A është Berisha mbrapa tërheqjes së kandidatit të Bindjes në Lezhë? (FOTO)

23 Maj 2019, 06:17 Nga DOSJA
A është Berisha mbrapa tërheqjes së kandidatit të

Tiranë- Dy ditë më parë kandidati për bashkinë Lezhë i Bindjes Demokratike, Salvador Kaçaj dha dorëheqjen nga gara dhe u shpreh se nuk pranon të jetë fasadë e përpjekjes për të kthyer në Shqipëri një regjim partiak të lidhur me krimin. (lexo këtu)

Pas tërheqjes nuk ka munguar edhe reagimi i kryetarit të ‘Bindjes’ Astrit Patozi i cili ka shkruar, po në Facebook se në garë qëndrojnë ata që kanë këllqe. (lexo këtu)

Por në rrjet ka qarkulluar një foto ditët e fundit, ku në të shfaqet  ish-kryeministri Sali Berisha  Salvador Kaçaj, Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i PD së Laçit, Behar Haxhiu.

Kjo foto është shkrepur në zyrën e Berishës e cila hedh dyshimet se Kaçaj mund të jetë konsultuar për vendimin me ish-kryeministrin, në prani të dy miqve të tij, analistit Agron Gjekmarkaj dhe Haxhiut, pasi menjëherë erdhi edhe vendimi i tij për tërheqjen nga gara.

Theksojmë se Salvador Kaçaj ka qenë kryetar i Bashkisë së Shëngjinit për të djathtën dhe ka lidhje të vjetra dhe të forta me PD, jo vetëm politike por edhe familjare. Kaçaj rrjedh nga një familje e persekutuar gjatë komunizmit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lidhja e berishës me kaçaj partia demoraktike sali berisha salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara lidhja e berishës me kaçaj partia demoraktike sali berisha salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 18:04

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...