Politike

Zaloshnja pranon rritjen e PD-së: Elektorati është zgjeruar por aleatët janë rrudhur ndjeshëm

23 Maj 2019, 05:56 Nga DOSJA
Zaloshnja pranon rritjen e PD-së: Elektorati është zgjeruar por

Tiranë- Analisti Eduard Zaloshnja ka pranuar se Partia Demokratike është rritur elektoralisht. Në reagimin e tij Zaloshnja,  për deklaratën e Aldo Bumçit i cili tha se elektorati i PD është rritur deri në 40%, shprehet se ky i fundit nuk përmendi përqindjet e aleatëve.

Ai sqaron se në sondazhet e publikuara, në ato të papublikuara që ka parë, dhe në ato që ka zhvilluar vetë, aleatët e PD-së janë rrudhur ndjeshëm në krahasim me 2017-ën.

“Me fjalë të tjera, dy kampet (PS+PSD+PDS përkundrejt PD+LSI+PDIU) janë pothuaj në një barazim statistikor në sondazhe (brenda marzhit statistikor të tyre)”, shprehet ai.

Ende vijon kriza politike në vend. Rama shfaqet i vendosur  se vendi do hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa opozita vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e Ramës nga pushteti. Një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se populli duhet të jetë mbi çdo politikan. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Vërtet PD-ja është rritur elektoralisht, por…

Aldo Bumçi deklaroi në emër të PD-së, se të gjitha sondazhet tregojnë se partia e tij është rritur nga 29% më 2017-ën, në 37%-40% sot. Por ai nuk përmendi se sa përqind kanë aleatët e PD-së.

Në sondazhet e publikuara, në ato të papublikuara që kam parë, dhe në ato që kam zhvilluar vetë, aleatët e PD-së janë rrudhur ndjeshëm në krahasim me 2017-ën. Me fjalë të tjera, dy kampet (PS+PSD+PDS përkundrejt PD+LSI+PDIU) janë pothuaj në një barazim statistikor në sondazhe (brenda marzhit statistikor të tyre). Ndërkohë, sondazhet tregojnë se numri i banorëve të rritur që janë gati të votojnë sot në zgjedhje parlamentare është më i vogël se i atyre që kanë votuar në zgjedhjet paraardhëse. Grafiku i mëposhtëm tregon historinë elektorale të viteve të fundit dhe mesataren e sondazheve të kohëve të fundit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduard zaloshnja sondazhet për partitë zaloshnja pranon rritjen e pd-së eduard zaloshnja sondazhet për partitë zaloshnja pranon rritjen e pd-së

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 18:04

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...